Radhë të gjatë në kufi për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, policia në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Shkup shpërndajnë ujë
07/06/2025 15:50
Ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arena Kombëtare” ka krijuar radhë të gjatë në kufi.
Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Shkup, ka vendosur të shpërndajë ujë tek të gjitha makinat që po presin radhën në temperatura të larta për të kaluar kufirin në Bllatë, Dibër.
Pikat kufitare kanë nisur një procedurë më të thjeshtuar, për të mundësuar kalimin në trojet shqiptare më lehtë.
Top Channel