Dua Lipa shfaqet me një look trasparent në Festivalin e filmit në Berlin, shoqërohet me partnerin e saj Callum Turner në premierën e Rosebush Pruning 16/02 22:27
Laert Vasili ishte këtë të shtunë në një intervistë plot emocione në “S’e luan Topi”, në Top Channel.
Ai tregoi për fëmijërinë dhe lidhjen me familjen. Ndër të tjera ai tha se ndihet keq për të gjitha shqetësimet që i ka sjellë të atit, duke shtuar se “nuk e meritoja atë baba”.
“Nuk e kam merituar atë si baba, duhej të kishte një djalë tjetër jo mua. Një djalë që të mos ikte nga shtëpia që 15 vjeç, më të dëgjueshëm. Ika dhe u shfaqa pas dy javësh, dy tre histori që kanë përfshirë botën e errët, dhe sërish kërcënoheshin prindërit e mi. Nuk flisnim shumë…”, tha Vasili me sytë e përlotur.
Top Channel