Foto ilustruese

Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në qarkun e Korçës, këtë herë në Pogradec.

Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në fshatin Rrëmenj të Pogradecit, në rrethana ende të paqarta.

“Rreth orës 14:40 në fshatin Rëmenj, është gjetur nga banorët e zonës, pa shenja jete dhe pa shenja dhune në një zonë kodrinore, shtetasi G. D., 20 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Ky është rasti i dytë brenda pak orësh, teksa më parë në fshatin Sovjan të Maliqit një 37-vjeçar i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.

Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari u gjet nga familjarët i vetëvarur, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Mësohet se nga deklarimet e familjarëve viktima nuk ka pasur konflikte por nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij akti të rëndë.

Top Channel