
Kosova ka regjistruar një fitore bindëse 5-2 ndaj Armenisë në ndeshjen miqësore që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pjesa e parë i takoi miqve, të cilët kaluan dy herë në avantazh me autogolin e Saipit në minutën e 8-të dhe Spertsyani në të 29-ën. Megjithatë, Dellova i Kosovës arriti të barazojë në minutën e 23-të, duke i dhënë shpresë ekipit vendas.
Pjesa e dytë ishte dominim total i “dardanëve”, të cilët shënuan katër gola në portën armene. Vojvoda realizoi penalltinë në minutën e 61’, ndërsa Emërllahu dhe Albion Rrahmani me dopietë në minutat 90’ dhe 90+3’ vulosën fitoren e Kosovës.
Gjyqtar i ndeshjes ishte Juxhin Xhaja, ndërsa gjatë takimit u akordua një penallti në favor të Kosovës.
Ky triumf përforcon moralin e Kosovës për sfidat e ardhshme ndërkombëtare dhe dëshmon forcën në fushën e vet.
KOSOVË 5-2 ARMENI
Dellova 23′, Vojvoda (P) 61′, Emerllahu 71′, Albion Rrahmani 90′, 90+3′ / Saipi (A.G) 8′, Spertsyan 29′
Top Channel