Hapja e kutive në qarkun Tiranë, burime pranë KQZ: Na duhen 10 ditë kohë për infrastrukturën teknike
06/06/2025 11:57
Pas vendimit për hapjen e kutive për rinumërim në qarkun e Tiranës, burime pranë KQZ për gazetaren e Top Channel Elda Menga shprehen se do duhen rreth 10 ditë për procesin.
“Na duhen rreth 10 ditë kohë të përgatisim gjithë infrastrukturën njerëzore dhe teknike për këtë proces. Po mendohet që rinumerimi i qarkut Tiranë dhe kutive të qarkut të Dibrës të bëhet në Parkun Olimpik’-shprehen burimet për TCH.
Në qarkun Tiranë do hapen 1282 kuti dhe do rinumërohen si vota për partitë dhe për kandidatët.
Top Channel