
Dosja ndaj Voltan Xhanit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së Elis Rroshkodolit i ka kaluar SPAK.
GJKKO vendos vijimin e masës ‘arrest në burg’ ndaj tij.
Xhani ra në prangat e policisë disa ditë më parë ndërsa po hante drekë me Xhevdet Plakun, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i arratisur nga një burg në Itali në muajin janar dhe 5 persona të tjerë.
Njoftimi i plotë i SPAK:
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 03.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Rivlerësimin e
masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj
personit nën hetim Voltan Xhani, fillimisht me vendimi nr. 632 (3706), datë 08.09.2024,
të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me
vendimin nr. 309 (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit
të Përgjishëm Shkodër, e cila ka shpallur moskompetencën lëndore të saj, po në këtë
datë.”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
88, 112 dhe 238 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 59, datë 05.06.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i
Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Pertrit
XHANI, me vendimin Nr. 632 (3706), datë 08.09.2024, të Gjykatës së Shkallës
së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me vendimin Nr. 309
(1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjishëm Shkodër.
2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky
afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi
Top Channel