
06/06 20:30
Presidenti amerikan, Donald Trump u shfaq pozitiv në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare me Bashkimin Evropian, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.
“Do të kemi një marrëveshje të mirë tregtare”, tha presidenti amerikan.
“Mendoj se kjo do të përcaktohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, por ju keni një rol shumë të madh në të, kështu që do të përfshiheni”, i tha Trump kancelarit gjerman.
Tarifat e Trump ndaj BE-së, janë shtyrë deri më 9 korrik.
Trump tha se “shpreson” që të arrihet një marrëveshje tregtare, përndryshe SHBA-të do të “vendosin tarifa”.
“Nuk kam problem me tarifat, do të bëjmë një marrëveshje tregtare dhe mendoj se për këtë po flasim”, tha ai.
Top Channel