Trump për luftën Ukrainë-Rusi: Janë si dy fëmijë që luftojnë në një park

05/06/2025 19:15

Gjatë takimit me kancelarin gjerman, presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë krahasime për luftës Rusi-Ukrainë.

Ai e krahasoi luftën në Ukrainë me ‘dy fëmijë që luftojnë në një park’.

Ndonjëherë është më mirë t’i lësh të zihen për pak kohë’, u shpreh republikani. Më tej ai tha se është e vështirë që të ndalohet lufta për shkak se ka shumë armiqësi mes dy vendeve dhe liderëve, Valdimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.

Po ashtu Trump u pyet nëse do të shqyrtojë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, ku tha se ‘Kur ta shoh momentin që nuk do ndalet, do reagojmë ashpër. Mund të jetë përgjigje kundër dy vendeve. Duhen dy për të kërcyer tango’.

Top Channel