“SHBA-Kanada-Meksikë 2026” fillon të marrë formë! Katër përfaqësuese aziatike shkojnë në Botëror, Uzbekistani dhe Jordania arrijnë kualifikimin historik

05/06/2025 22:15

Kupa e Botës 2026 do të ketë katër përfaqësuese të tjera nga Azia që tashmë kanë siguruar matematikisht kualifikimin, pas rezultateve të fundit në eliminatoreve aziatike.

Australia dhe Koreja e Jugut janë kthyer në fazën finale të Botërorit, ndërsa për herë të parë në histori do të marrin pjesë edhe Uzbekistani dhe Jordania.

Australia siguroi biletën për në turneun më të madh të futbollit duke mposhtur Japoninë me rezultat minimal 1-0. Me këtë fitore, ata kanë siguruar vendin e dytë në grupin e tyre.

Koreja e Jugut tregoi eksperiencën dhe dominimin në grupin B, ku me fitoren 2-0 ndaj Irakut, mori vendin e parë dhe u kualifikua për një tjetër pjesëmarrje radhazi në një Kupë Bote.

Pa dyshim, surpriza më e madhe është Uzbekistani, që siguron për herë të parë në histori pjesëmarrjen në një Kupë Bote, duke u renditur i dyti në grupin A pas Iranit.

Po ashtu, Jordania shënoi një arritje historike, duke siguruar vendin e dytë në grupin B dhe një biletë historike për në Botëror.

Këto arritje vijnë në një edicion të veçantë të Kupës së Botës që do të zhvillohet në vitin 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me formatin e ri që përfshin 48 skuadra.

Top Channel