
Ndeshja Shqipëri-Serbi po diskutohet këtë të enjte në emisionin Top Story në Top Channel.
Ish futbollisti i Kombëtares, Orges Shehi, i cili ishte në lojë gjatë incidentit në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në vitin 2014 theksoi se në ndeshjen e së shtunës futbollistët duhet të zhvishen nga ndjenja e patriotizmit apo urrejtjes ndaj skuadrës tjetër.
Kjo është kundërshtuar nga gazetari sportiv Jetmir Halili, i cili u shpreh se kjo është e pamundur të ndodhë.
Shehi: Duhet të zhvishet nga kjo, është e vështirë sepse ka primar rezultatin, nga ana futbollistike luajmë me një kundërshtar direkt në grup, nëse ne e shohim se ky është lojtar serb në 2014 ka bërë këtë fillojnë ndikohen dhe bie performanca se ata njerëz janë. Se ti je i ngarkuar, lojtari ka atë ngarkesën psikologjike. Nëse ndikohesh nga ajo çfarë ndodh dhe bie performanca bie rezultati, lojtarët duhet të zhvishen nga kjo.
Halili: Është e pamundur, ata janë ekstremistë jo vetëm në futboll, por janë në basketboll…, trysnojmë palën më të butë, shqiptarët nuk i kanë keqtrajtuar ndonjëhrë as grekët e as serbët.
Top Channel