Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur hapjen e kutive në qarkun e Dibrës.

44 qendra votimi do të hapen, për rinumërimin e votave të PD ASHM për të parë votat preferenciale mes kandidatëve.

“Gjithashtu, u vijua me shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 41, datë 27.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1314, datë 22.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe kundidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025″. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Dibër. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Dibër”.

Me unanimitet, KAS pranoi kërkesën e subjektit PD-ASHM, për rinumërimin dhe vlerësimin e votave të kandidatëve të subjektit zgjedhor Koalicioni PD-ASHM, për 44 qendrat e votimit të qarkut Dibër. Ky proces do të fillojë ditën e mërkurë, datë 11 qershor 2025, ora 09:30.”-njofton KQZ.

Top Channel