Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit  100% financim nga bashkia

05/06/2025 15:34

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e Komunitetit përmes të cilit mund të vendosësh edhe një ashensor të ri në pallatin ku banon.

Ai shkruan se për të moshuarit dhe pensionistët projektet financohen 100% nga bashkia.

Postimi i plotë:

“A e dije se duke aplikuar në Fondin e Komunitetit mund të vendosësh edhe një ashensor të ri në pallatin ku banon? Për të moshuarit dhe pensionistët projektet financohen 100% nga Bashkia e Tiranës.

Ndiqe videon dhe mëso më shumë”, shkruan Veliaj.

Qëllimi i Fondit të Komunitetit është të nxisë bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve dhe Bashkisë Tiranë për përmirësimin e ambienteve të përbashkëta në ndërtesat në bashkëpronësi, përmes një skeme bashkëfinancimi. Me anë të këtij investimi të përbashkët arrihet që të rritet edhe vlera e pronës.

Top Channel