Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, iu përgjigj akuzave të deputetëve demokratë në Kuvend për ‘manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit’.

Nga foltorja Braçe tha se opozita mund të thojë çfarëdo për zgjedhjet, por të vetmet që u vodhën dhe u dhunuan tha deputeti, ishin ato të vitit 1996.

Mund të themi çfarëdo për zgjedhjet. Nëse ka zgjedhje të vjedhura, të dhunuara, të gjakosura dhe nëse ka një parti që i ka bërë këto, janë zgjedhjet e ’96. Ka pasur vetëm një parti që e ka bërë këtë. Për këto zgjedhje të flasësh për përdorim të burimeve ekonomikë, më bën përshtypje.

Mjafton të shohësh sesi plani i taksave është tejkaluar, ndërkohe që plani i investimeve është realizuar në shifra minimale. Shpenzimet janë tkurrur sepse nuk janë përdorur në zgjedhjeve”-u shpreh Braçe.

Top Channel