U përpoq të futej me forcë në pronën e Donald Trump në Mar-a-Logo dhe donte të martohej me mbesën e tij, arrestohet 23-vjeçari në SHBA

04/06/2025 16:37

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi u përpoq të futej me forcë në pronën e Donald Trump në Mar-a-Lago, duke thënë se donte të martohej me mbesën e tij 18-vjeçare, Kai.

Anthony Thomas Reyes dëshmoi për policinë se ishte ngjitur në murin që rrethonte rezidencën në Palm Beach, Florida. Sipas New York Post, kjo është hera e dytë që 23-vjeçari është arrestuar ndërsa përpiqej të hynte në shtëpi, e para ishte në natën e Vitit të Ri.

Deri më tani i riu akuzohet për hyrje të paligjshme, por ekziston mundësia që akuzat të shtohen.

Presidenti Donald Trump ishte në Uashington në kohën e incidentit, por është në dijeni për ngjarjen.

Kai ishte në qendër të vëmendjes në SHBA në konventën republikane të vitit të kaluar, ku mbajti një fjalim duke lavdëruar gjyshin e saj, Donald Trump, para kandidaturës së tij zyrtare për president. “Për mua, ai është thjesht një gjysh i zakonshëm. Ai na jep karamele dhe pije të gazuara fshehtas prindërve dhe gjithmonë do të dijë se si shkojmë në shkollë”, u shpreh Kai gjatë kandidaturës së Trump për Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel