Top Story/ Debat mes dy kandidateve për Urdhrin e Psikologut, Laboviti: Keni qenë e programuar për garën? Mustafaraj: S’bëj fushatë në rrjete sociale

04/06/2025 23:06

Dy kandidatet për presidencën e Urdhrit të Psikologut, Elona Mustafaraj dhe Brunilda Laboviti janë përfshirë në një debat të ashpër në emisionin Top Story.

Laboviti: Është bërë një garë.

Mustafaraj: Kush tha që nuk e kam bërë, nëse merrni vesh që kam ndarë shqetësimet me ta s’do të thotë që s’e kam bërë, fushatë në rrjete sociale s’do ta bëj kurrë, nëse i referoheni fushatës së  mbledhjes së zoomit, jo s’do ta konsideroj. Është përcjellë me një seri mesazhesh dhe komunikimesh që do të thotë ka qenë një kandidaturë të përkrahur dhe e vlerësuar, angazhimi im s‘vjen vetëm për këtë fushatë.

Laboviti: A keni qenë e programuar për të qenë në garë?

Mustafaraj: Angazhimi im ju e dini shumë mirë që nga vitit 2017, ka qenë një rrugëtim i mbështetur tek anazhimi im real.

Laboviti: Pse është i rëndësishëm kuorumi.

Mustafaraj: Pse po bëhet e gjithë diskutimi tek kuorumi.

Top Channel