Psikologët në garë për Presidentin/ Juristi: Ku e ke merakun? I përgjigjet kandidatja: Çdo gjë është e qëllimshme!

04/06/2025 22:42

Urdhri i Psikologut pritet të zhvillojë te enjten votimet për të zgjedhur Presidentin e ri për 4 vitet e ardhshme.

Presidentja në detyrë, Valbona Treska ka përfunduar dy mandatet e saj në krye të urdhri. Ndërkohë që gara për postin e Presidentit të Urdhrit të Psikologut do të zhvillohet mes dy kandidatëve, Brunilda Laboviti dhe Elona Mustafarajt.

Laboviti u përfshi në një debat me juristin Bledar Fejzo, në lidhje me zgjedhjet.

Pjesë nga diskutimi:

Mustafaraj: Është votim që e kam bërë në faqen time zonja Laboviti.

Fejzo: Ma jep çik ta shoh?

Grimci: Nuk je pjesë, pse duhet ta dish?

Fejzo: Ku e ke merakun?

Laboviti: Ti e di shumë mirë. Është çdo gjë e qëllimshme! Asambleja e nëntë Kombëtare është thirrur vetëm një herë dhe është neglizhuar zgjedhja. I kam nxjerrë unë të dhënat.

Fjezo: Ku e ke merakun ma thuaj?

Laboviti: Nuk është meraku im, është i anëtarësisë, janë 1500 veta.

 

 

 

Top Channel