Përplasje për garën për Presidenten e Urdhrit të Psikologëve! Grimci-Mustafarajt: Keni përjashtuar një kandidat…

04/06/2025 22:25

Juristja Eda Grimci dhe kandidatja për Presidente e Urdhrit të Psikologut, Elona Mustafaraj, janë përfshirë në një debat në studion e “Top Story”.

Në garë për drejtimin e këtij institucioni janë dy emra të njohur të psikologjisë: Brunilda Laboviti dhe Elona Mustafaraj.

Pjesë nga debati në studio:

Fejzo: Nuk mund te dalësh të ngresh një problem teknik. Mënyra e votimit do jetë që do të votojnë të gjithë anëtarët. Nuk ka qenë ne ndonjëherë kjo problematikë.

Grimci: Laboviti është anëtare e një komisioni kolegjial që ka të bërë me etikën. Mustafaraj është pjesë e Këshillit që ka vendimmarrje. Si mund të jetë organizator?. A jeni pjesë e këshillit kolegjial?

Mustafaraj: Po jam!

Grimci: Keni përjashtuar një kandidat? Ju vetë keni votuar?

Fejzo: : Ku do të dalësh më ketë pyetje?

Grimci: Nëse është konflikt interesi apo jo… keni ardhur, keni shpalosur kandidaturën..

Mustafaraj: Unë kandidat me zonjën Laboviti! Edhe nëse kam votuar apo jo…

Grimci: Pse jeni kompleksuar? Po apo jo?

 

Top Channel