“Nuk ka vend të sigurt në Gaza”, palestinezi për “Reuters”: Po vdesim nga uria çdo ditë, fëmijët janë bërë si skelete

04/06/2025 16:24

“Fatkeqësisht, nuk ka vend të sigurt në Gaza”, shprehet një palestinez për Reuters nga qyteti i Gazës, vendi ku ndodhi një sulm vdekjeprurës izraelit gjatë natës.

Ai tregon ngjarjen duke thënë se u larguam drejt një zone më në veri të Gazës dhe u zhvendosën në Qytetin e Gazës sepse u ishte thënë se ishte më e sigurt.

Edhe ata që flinin në tenda u ekspozuan ndaj rrezikut. Ku të shkojmë? Po vdesim nga uria çdo ditë, dhe ka edhe bombardime. Fëmijët tanë janë bërë si skelete, të dobët”, u shpreh më tej ai për agjencinë e lajmeve.

Top Channel