Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestrat Hezbollahu
Rusia thotë se është gati të vazhdojë me një shkëmbim të të burgosurve të luftës me Ukrainën midis 7 dhe 9 qershorit, me rreth 1,200 nga secila palë.
Qëllimi i Moskës u njoftua nga këshilltari i presidentit rus, Vladimir Medinsky, pas një takimi të Vladimir Putin me anëtarët e qeverisë ruse.
Siç vuri në dukje Medinsky, ky mund të jetë shkëmbimi më i madh deri më sot dhe theksoi se pala ruse është plotësisht e gatshme për zbatimin e tij.
Të dy palët vazhdojnë të formojnë listën përfundimtare, duke u dhënë përparësi të plagosurve, të sëmurëve rëndë dhe të burgosurve të luftës deri në 25 vjeç.
Ky shkëmbim i ri pritet të jetë një vazhdim i marrëveshjes së arritur në Stamboll më 16 maj, e cila çoi në përfundimin e procesit të shkëmbimit të të burgosurve “1,000 për 1,000” më 25 maj.
Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes të Rusisë, gjeneral Alexander Fomin, marrëveshja e Stambollit është zbatuar plotësisht për sa i përket shkëmbimit.
Top Channel