
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e grupit të Laert Haxhiut, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për 11 orë.
Ai ka treguar për vrasjen e Fridman Xhaferrit dhe si ia hodhën trupin në rezervuar.
Pjesë nga dëshmia në GJKKO:
Tafani: Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë te një garazh ku mbanin armë këto dhe një makinë me portobagazh. Ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin. I morëm në makinë, Laerti kërkonte gjatë rrugës vend ku do hidhte trupin, edhe Bledari kishte chat email, pamë një rezervuar. Rrugës bënin dhe shaka… Marigleni i thoshte Laertit “ o lala ma le ta bëj unë, të mësoj dorën”.
Për çdo gjë që ndodhte Bledar Berberi e merrte vesh dhe e dinin që unë sa kisha bërë vrasjen në Tepelenë, unë isha i mpirë.
Vendi që kërkohej për të hedhur trupin bëhej fjalë për Fridman Xhaferrin, ishte përdorues. Lekët për vrasjen e Tepelenës i mora, pagesën do e bënte nga Greqia Mario Diamanti, i dërgoi me autobus lekët ai, mua mi dha lekët Lulzim Arapi. Mora 20 mijë euro fillimisht, nja 4 mijë euro i mora pas 2 muajsh, një pjesë e kam marrë tek daja e Laertit kurse pjesën tjetër Lulzim Arapi mi dha.
Pjesën tjetër të lekëve e mbajti Laerti, unë ika rrija në Sarandë në behar, kur doli në lajme që ishte gjet trupi Fridmanit më mori Lulzimi më tha hajde pak në Tepelenë. Nuk doja të ikja, erdhën në Sarandë Lulzimi me Laertin, gjatë kësaj kohe Lulzimi u shpall në kërkim, Laerti iku në Greqi, pas ca kohësh ika dhe unë, kur takova Laertin më përmendi që do vrasim Rexhep Ginajn.
Top Channel