
Raporti vjetor i Reporterëve pa Kufij ngrinte me shqetësim përkeqësimin e disa treguesve që lidhen me lirinë e medias në hapësirën shqiptare.
Situata përshkruhej më kritike në Kosovë ku në 2 vitet e fundit, ka zbritur plot 43 vende në rankimin botëror.
Nga vendi i 56-të, në vendin e 99-të. Shqipëria ishte rritur me 19 shkallë duke u pozicionuar në vendin e 80-të.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të zbulojë një hulumtim të thelluar mbi faktorët që kanë prodhuar këto rezultate.
Nga mbyllja e dyerve të informacionit tek intimidimet, pse Kosova po rrëshqet me shpejtësi dhe çfarë tregon rankimi i ri për Shqipërinë…?
Një analizë me gazetarë, analistë, profesorë, njerëz të shoqërisë civile që zbulojnë problemet e gazetarëve në faktorin shqiptar.
Si po ndikohet media nga proceset integruese në të dy vendet…? A është cenuar kufiri i hollë që garanton lirinë e fjalës, për ta kthyer në armë denigrimi dhe shpifjeje…?
Top Channel