”Kosova”, modeli i shkollës së rilindur”, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

04/06/2025 17:55

Kryebashkiaku i Tiranës ka risjellë në vëmendje historinë e shkollës “Kosova”, një histori që simbolizon më shumë sesa një ndërtesë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se përmes këtij modeli, Tirana sot numëron mbi 45 shkolla të reja, që janë kthyer në shembuj të infrastrukturës moderne.

“E përmend shpesh shkollën “Kosova” për historinë e saj, se si u la të digjej nga administrata e shkuar me qëllim që të bëhej pallat, jo thjesht se ne morëm vendimin e drejtë për ta shpronësuar e për ta rindërtuar si shkollë, disa herë më të madhe seç ishte.

Por, sepse shkolla “Kosova” është modeli mbi të cilin, më pas, ne ndërtuam dhe rindërtuam mbi 45 shkolla të reja në Tiranë, të cilat sot janë shembull i infrastrukturës moderne arsimore, një krenari për çdo nxënës e prind, dhe dëshmi kokëfortë e punës së jashtëzakonshme që kemi bërë këto 10 vjet në detyrë.

Më vjen mirë që po vijojmë punën për shkollat e reja edhe në Astir e Sauk, me të cilat do të arrijmë në mbi 50 shkolla të ndërtuara në një dekadë, si asnjëherë në historinë e një qyteti”, theksoi kryebashkiaku.

Top Channel