Inside Story/ Zhurmë dhe tymnajë me shpifje, Çipa zbulon kompleksin ndaj një ligji të ri…

04/06/2025 22:07

Nga lajmi që thotë gjithçka, por s’kuptohet asgjë, tek titulli që ulëret për vëmendje, media shqiptare sot përballet me tri fjalë kyçe: kaos, klikime dhe mosbesim.

Kjo nuk është vetëm krizë e gazetarisë, është krizë e besimit publik, krizë e shoqërisë.

Kam përshtypjen që të gjithë gazetarët janë tashmë në një kurth të pashmangshëm që është kurthi për klikime. një kolegia e imja thotë ne jemi ndarë për K pra nëse ti kë mijëra klikime në materialin që ke përgatitur atëherë je një gazetar i mirë’ u shpreh Anila Hoxha, gazetare.

Ka një garë të jashtëzakonshme midis përfaqësuesve dhe punonjësve të medies kush të jetë, pra një garë që ndan sekondën nga sekonda kush ta japë lajmin i pari që ndonjëherë mund të jetë edhe i pa verifikuar dhe kjo sjell humbjen e besimit të publikut tek media’ u shpreh Anila Hoxha, gazetare.

Media shqiptare po prodhon çdo ditë një sasi marramendëse lajmesh, por jo domosdoshmërisht informacion. Vargje të pafundme titujsh, njoftime që përsëriten në dhjetëra portale, lajme që kalojnë pa kontekst, pa burim, pa verifikim.

Në aspektin profesionale punonjësit e medias kanë rënë në grackën e klikime që do të thotë gazetarët janë në një garë të madhe e para të kenë lajmin më të klikueshëm dhe kjo buron direkt nga redaksitë. Po përpiqen që ti japin publikut larg interesit të publikut atë produkt që në fakt prodhon zhurmë mediatike dhe në fakt nuk përfaqëson interesat e publikut’ u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.

Vërej me keqardhje që përpjekjet ende ekzistojnë të disa gazetarëve për thellim dhe informacion cilësor po lihen në hije nga redaksitë të cilët nën etjen dhe urinë për klikime mbështesin më shumë këtë gazetarinë e spektaklit’ u shpreh gazetarja, Eksiona Konomi.

Në vend që të ndihmojë qytetarin të kuptojë realitetin, media shpesh e bën më të turbullt. Lajmi shpesh nuk është më për të shpjeguar, por për të shkaktuar emocion të menjëhershëm shpesh frikë, panik, kuriozitet të sëmurë. Në këtë mjegull, e vërteta nuk humbet nga mungesa e fakteve, por nga mbingopja me zhurmë.

Është e papranueshme që ti të transmetosh të dalësh në rrugë të takosh një person me probleme të shëndetit mendor, ai të thotë një gjë të çmendur dhe ti ta pomposh online këtë video të shkurtër vetëm se prodhon klikime duke abuzuar e një person të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm mendërisht dhe të duartrokasësh këtë gazetar vetëm se të ka sjellë para në fund të muajit për mua kjo është absurde dhe ka filluar të mos ketë më asnjë lidhje me gazetarinë’ u shpreh gazetarja, Eksiona Konomi.

Për të vetë rregulluar këtë kaos online palët asnjëherë nuk kanë arritur të dakordësohen. Një nismë ligjore e qeverisë, e cila u hartua para disa kohësh, u refuzua masivisht nga frika e kontrollit. Pavarësisht se aktorët pranojnë se ka nevojë për rregullime ligjore…

Për shkak të kësaj mosdakordësie ne kemi krijuar edhe një antagonizëm me atë që quhet pushteti politik sepse në 3 apo 4 herë që pushteti politik përmes legjislativit ka ndërmarrë nisma për rregullime në fakt ne kemi pasur drojën se ka dashur dhe ka tentuar që jo vetëm të ushtrojë presion por edhe të zotërojë kontrollin apo qoftë edhe censurimin e sektorit të mediave të reja online’ u shpreh Aleksandër Çipa, Kreu i Unionit të Gazetarëve.

 

Top Channel