Inside Story/ ‘Kam parë kolegët që rrinë poshtë dritares dhe bërtasin…’, gazetarët investigativë: Ja çfarë po na cenon

04/06/2025 21:18

Media përpiqet të kërkojë llogari. Të gjejë përgjegjësit e hapave prapa. Ndryshe nga politika, ajo i kthen sytë edhe nga vetja.

Çdokujt që i drejtoj mikrofonin, patjetër ka peshën ai për tu përgjigjur por ke dhe ti peshën për të bërë pyetjen e duhur dhe për të mos e tejkaluar asnjëherë kompetencën tënde’ u shpreh gazetarja, Antela Lika.

Për t’u bërë me të gjitha parimet e saj gazetaria duhet të vetpërsosë edhe punonjësit e medies në kuptimin të rrisin kapacitet zhvilluese të rrisin trajnimet’ u shpreh Anila Hoxha, gazetare.

Duhet të bëjmë diferencën, të mos jemi të dhunshëm në terren të mos jemi ne ata që japim mësime dhe leksione në terren të jemi ne ata që flasim qartë me fakte dhe patjetër pa cenuar askënd as atë i cili ka cenuar dikë tjetër, ne nuk jemi për të bërë këtë gjë, në jemi vetëm për ta treguar këtë gjë’ u shpreh gazetarja, Antela Lika.

Sot ne jetojmë në një mjedis me ndotje të lartë etike me sulmime gazetarësh ndaj njëri tjetrit dhe me akuza mediash kundrejt njëra tjetrës’ u shpreh Aleksandër Çipa, Kreu i Unionit të Gazetarëve.

Në betejën e madhe për të qenë i pari në informacion, shpesh herë lajmet raportohen e publikohen pa u verifikuar. Redaksitë kërkojnë me insistim dhe shpejtësi lajmin, por, anashkalojnë kohën që nevojitet për të verifikuar faktet, ashtu siç e kërkon etika: në 3 burime.

Kam parë kolegë të mitë që poshtë dritares bërtasin dhe thërrasin personazhe për të marrë një përgjigje, përse duhet ta bëjmë këtë. Përse një gazetarë duhet të bërtasë dhe të ndjekë dikë në terren deri çjerrje dhe deri pasi makina ka ikur km larg nëse ai brenda makinës po ecën nuk po të dëgjon, ne nuk duhet të bëjmë show me të vërtetën ne duhet të shkojmë deri aty ku pyetja dëgjohet dhe presim përgjigje’ u shpreh Antela Lika, gazetare.

Etiketimet e liderëve politik kthehen në sulme nga militantët e partive duke tentuar që të deligjetimojnë kritikën e gazetarëve. Një metodë e tyre për ti ikur përgjegjësive dhe të vërtetës. Madje, sot vërehen fushata të ashpra denigrimesh online, si strategji për të minuar rolin e gazetarit dhe të vërtetën e hidhur për politikën, njerëzit e botës së errët etj.

‘Kemi parë që i intervistuara ka kaluar përtej kësaj me një gjuhë fyese me një gjuhë mqë më pas krijon në publik idenë që gazetari është armiku dhe kemi incidente siç na ndodhi teksa raportonim për vendimin e dënimit të disa të akuzuarve për ngjarjen e Lazaratit’ u shpreh Anila Hoxha, gazetare.

Kjo ndikon pastaj që besuesit e këtyre politikanëve, personat që i besojnë, personat që i votojnë të mendojnë përnime që gazetarët janë me Serbinë qëllimi i kësaj narrative ka qenë me i qit gazetarët në anën e armikut me idenë kryesore që ta deligjitimojë kritikën që potencialisht gazetarët bëjnë ndaj zyrtarëve publik qeveritarë por edhe të institucioneve të tjera’ u shpreh Alban Zeneli, Profesor në Universitetin e Prishtinës.

Gazetari e ka fajin përse mungojnë kaq km rrugë, pse nuk është investuar gazetari e ka fajin përse humbën zgjedhjet, gazetari e ka fajin përse janë shifra të larta të krimit nga ana tjetër gazetari e ka fajin për krimin e organizuar përse përmendni emrin’ u shpreh Anila Hoxha, gazetare.

Top Channel