Inside Story/ ‘Bashkëpunëtorë të Serbisë’, si po tentohet të denigrohen gazetarët kosovarë me fushata shpifjesh

04/06/2025 21:40

Shpesh herë gazetarët kanë protestuar duke bërë që zëri i tyre të dëgjohet nga të gjithë, por jo nga qeveria e Kosovës.

Një reagim i tillë ndodhi me 23 prill, kur gazetarët i vendosën në tokë mikrofonët teksa Kurti dilte nga Kuvendi për t’iu drejtuar godinës së qeverisë. Pasi vendosën mikrofonët në tokë, gazetarët e ironizuan.

Kemi të bëjmë me një rezistencë të vazhdueshme të medies që të mos i subordinohet interesave të grupeve politike dhe qeverisë e ky është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv në betejën për demokracinë’ u shpreh Arben Fetoshi, Profesor në Universitetin e Prishtinës.

E dimë që nuk do të marrim përgjigje nga kryeministri në detyrë kurti e mëgjithatë është detyrë e jona që ti bëjmë pyetje kudo’ u shpreh Qëndresa Tërshani, gazetare.

Kjo është një punë e mirë e gazetarëve kosovarë që insistojnë që këtë ta bëjnë gjatë gjithë kohës’ u shpreh Xhejmal Rexha, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Ekspertë apo profesorë në fakultetin e Prishtinës, e shohin këtë një strategji të qëllimshme, që synon delegjitimin e kritikës së gazetarëve. Shpesh, duke i shpallur armiq e bashkëpunëtorë të Serbisë. Në këtë formë, tentohet zhvlerësimi i denoncimeve të gazetarëve, justifikimi për mungesën e llogaridhënies.

Dëshira apo klima që është e krijuar në Kosovë është që të vriten gazetarët ai i ka shpallur mediet bashkëpunëtore të armikut, në konferencë për shtyp pas sulmit… doli dhe tha mediet bashkëpunojnë me Serbinë. Në Kosovë ti thuash dikujt që bashkëpunon me Serbinë ose paguhesh nga Serbia është gjëja më e rrezikshme që mund të ekspozosh dikë para rrezikut’ u shpreh Burat Buzhala, gazetar.

Top Channel