Emma Thompson do të nderohet në Festivalin e Filmit në Lokarno, ku do të shfaqë premierën e filmit të saj të ri, trillerit aksion të Brian Kirk ” The Dead of Winter “.

Filmi do të shfaqet premierë më 8 gusht dhe aktorja do të marrë çmimin e saj po atë mbrëmje në Piazza Grand në qytetin zviceran. Festivali i 78-të i Lokarnos zhvillohet nga 6 deri më 16 gusht 2025.

Thompson, e cila luan rolin kryesor dhe është producente ekzekutive e filmit, është personi i vetëm në historinë e Çmimeve të Akademisë që ka fituar një Oskar si për aktrim (“Howard ‘s End”) ashtu edhe për skenar (“Sense and Sensibility”).

Emma Thompson do të nderohet nga Festivali Zviceran, i cili është ngjarja kryesore në Evropë kushtuar kinemasë së pavarur, me Çmimin Leopard Club.

Thompson po vlerësohet nga organizatorët e Festivalit të Lokarnos për karrierën e saj në aktrim, shkrim dhe prodhim që përfshin si televizionin ashtu edhe filmin, nga filmat e pavarur te filmat e mëdhenj. “Gatishmëria e Thompson për të marrë rreziqe me rolet e saj do të thotë se ajo ka mbetur një forcë jetësore në skenë dhe ekran për katër dekada, një dëshmi e thellësisë së dashurisë që ajo ka për breza të tërë fansash”, tha festivali në një deklaratë.

Drejtori Artistik i Festivalit të Filmit në Locarno, Jonah A. Nazzaro, komentoi: Emma Thompson mishëron më të mirën e një tradite interpretuesish që vazhdojnë të jenë në gjendje ta mbushin çdo rol me njohuritë më të thella të punës së aktorit.” Ai shtoi: Duke punuar me skenaristë aq të jashtëzakonshëm sa ajo vetë, duke u përballur pa frikë me personazhe që ndryshojnë vazhdimisht, duke kaluar nga Shakespeare te James Ivory, nga magjia e “Harry Potter” te transformimet e “Nanny McPhee”, ajo ka vazhduar të mahnisë audiencën në një karrierë që i ka sjellë çmime të shumta, duke përfshirë dy çmime Oscar, dy Golden Globes, tre çmime BAFTA, një Golden Lion dhe një Emmy”, theksoi ai.

Top Channel