
Dario Amondei, drejtor ekzekutiv i një prej kompanive më të njohura të inteligjencës artificiale në botë, po paralajmëron për një rritje të shpejtë të papunësisë për shkak të Inteligjencës Artificiale.
Sipas tij, as politikanët dhe as udhëheqësit e biznesit nuk janë të përgatitur për një gjë të tillë.
Amondei vlerëson se IA mund të eliminojë gjysmën e pozicioneve të ulëta dhe ta rrisë papunësinë në Shtetet e Bashkuara në 20% brenda 1 deri në 5 viteve të ardhshme. Nëse kjo ndodh, papunësia do të pesëfishohet në një periudhë shumë të shkurtër kohore – diçka që kishte ndodhur vetëm në kulmin e pandemisë. Kjo nuk është hera e parë që ekspertët kanë paralajmëruar për rreziqet e IA-së. Ata vazhdojnë të raportojnë se IA mund të zëvendësojë njerëzit në shumë vende pune. Në fakt, një anketë e kohëve të fundit tregoi se 4 në 10 punëdhënës planifikojnë të zvogëlojnë stafin e tyre për shkak të automatizimit deri në vitin 2030.
Deri më tani, mendonim se inteligjenca artificiale kërcënonte kryesisht vendet e punës me paga të ulëta. Megjithatë, sipas Amondei-t, Inteligjenca Artificiale ka të ngjarë të shkojë aq larg sa të eliminojë vendet e punës më të specializuara që kërkojnë vite studimi dhe përvoje.
Ekspertët vlerësojnë se shumë vende pune – të tilla si asistentë ligjorë, kontabilistë, këshilltarë financiarë dhe programues – do të transformohen rrënjësisht ose madje do të zhduken në vitet e ardhshme për shkak të IA-së. Mark Zuckerberg tha se brenda një viti, gjysma e kodit në Meta do të shkruhet nga IA. Drejtori ekzekutiv i Microsoft tha se 30% e kodit në kompaninë e tij është shkruar tashmë nga teknologjia e IA-së.
Amonte shpjegoi se Anthropic monitoron se si njerëzit përdorin modelet e saj. Siç thotë ai zakonisht, rreth 60% e përdorimit bëhet si ndihmë për detyra të ndryshme njerëzore dhe 40% zëvendëson detyra që dikur kryheshin nga njerëzit – dhe se 40% është vazhdimisht në rritje.
Amondei beson se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se sa shpejt po evoluon IA dhe i këshillon njerëzit të mësojnë ta përdorin atë.
Top Channel