Aksident në Fier, makina përplaset me mjetin bujqësor, plagosen tre persona

04/06/2025 23:08

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

Top Channel