Zelensky njofton riorganizime në ushtrinë ukrainase, rikthen komandantin që dha dorëheqjen pak ditë më parë pas sulmit në Summy

03/06/2025 22:43

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të martën riorganizime në ushtrinë e vendit.

Midis tyre është emërimi në një post të ri të komandantit të forcave tokësore, i cili kishte dhënë dorëheqjen disa ditë më parë pas sulmit vdekjeprurës rus në një qendër stërvitjeje në rajonin Sumy.

Në një mesazh video të publikuar të martën vonë, Zelensky tha se Gjeneral Major Mykhailo Drapati do të merrte përsipër detyrën e komandantit të trupave në vijën e frontit.

Drapati, nga ana e tij, shkroi më parë në një postim në Facebook se Presidenti Zelensky kishte shprehur “mbështetjen” e tij dhe e kishte “inkurajuar” atë të përqendrohej në çështjet më të rëndësishme: “luftën, frontin dhe fitoren”.

“Presidenti më ka caktuar një mision të ri. Unë mbetem në detyrë. Në vijën e frontit”, është shprehur Drapati.

Presidenti ukrainas njoftoi gjithashtu se kishte miratuar emërimin e Oleh Apostol si komandant të parashutistëve dhe emërimin e Robert Brovdy si kreu i forcave të sistemeve pa pilot.

Top Channel