U dënua me 14 vite burg për trafik droge, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arber Çekajt
03/06/2025 19:37
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Arbër Çekajt pronari i “Arbi Garden” që solli në vendin tonë sasinë më të madhe të drogës prej 613 kilogramë kokainë në shkurt të vitit 2018.
Çekaj u dënua me 21 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të vuajë 14 vite heqje lirie.
Arbër Çekaj tentoi edhe të arratisje nga paraburgimi 313 dhe për këtë çështje ka një tjetër dënim prej 1 viti burg për arratisjen. Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2021.
Top Channel