
Pesë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm ndaj një konvoji (grup automjetesh) që transportonte ndihma në qytetin e rrethuar El Fasher në Sudanin perëndimor.
Konvoji, i cili përfshinte në total 15 kamionë nga dy agjencitë e OKB-së, po priste leje për të vazhduar drejt El Fasher pasi kishte përshkuar tashmë një distancë prej 1,800 kilometrash nga Port Sudani.
Siç kërkohet nga procedura, ajo kishte njoftuar itinerarin e saj paraprakisht dhe palët ndërluftuese ishin informuar për vendndodhjen e kamionëve.
Dy agjencitë e OKB-së kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve ndaj punonjësve humanitarë, objekteve dhe automjeteve të tyre, gjë që përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Sudani, vendi i tretë më i madh në Afrikë, është përfshirë që nga prilli i vitit 2023 në një luftë për pushtet midis Gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, udhëheqësit de facto të vendit që nga një grusht shteti i vitit 2021, dhe ish-zëvendësit të tij, Mohamed Hamdan Daglo, kreu i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë.
Top Channel