
06/06 18:27
Në Durrës u zhvillua kampionati Kombëtar i Ngjitjes Sportive me pjesëmarrjen e nxënësve dhe të rinjve nga qytete të ndryshme të vendit.
Kanë qenë të shumtë të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet i cili për ta është pasion dhe argëtim.
Megjithëse është një kampionat kombëtar, pjesëmarrës janë dy federata, Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor dhe Bjeshkatarët e Ngjitjes Sportive të Kosovës, drejtuesit të cilave shprehen për rëndësinë e krijimit të një palestre të tillë në çdo bashki.
Sporti i ngjitjes sportive i njohur edhe si sporti i Kacavarjes, po merr zhvillim vetëm vitet e fundit në Shqipëri ndërsa duket se interesi është në rritje.
Top Channel