Ministri i Jashtëm grek zbulon origjinën e Hasanit: Flet gjuhën tonë për shkak të prejardhjes…

03/06/2025 20:54

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis.

Ministri i jashtëm grek ka bërë me dije edhe një fakt që pak ishte i njohur për origjinën e homologut të tij shqiptar.

“Kemi fatin e mirë që në Shqipërinë fqinje të shërbejë si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme një njeri me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri që flet gjuhën tonë: Gjuhën e arsyes evropiane. Por edhe gjuhën greke, për shkak të prejardhjes së tij greke, të cilën sot e nderon”, tha ai.

Nga ana e tij, ministri Hasani theksoi lidhjet historike mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve strategjike.

Sot me mikun tim, afirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe në një frymë miqësie, partneriteti dhe respekti të ndërsjellë. Këto marrëdhënie bazohen në interesat tona strategjike, në partneritetin tonë në NATO dhe synimin e përbashkët për një Evropë më të bashkuar“, tha Hasani.

Top Channel