
Simone Inzaghi dhe Interi janë ndarë zyrtarisht.
Sinjalet e orëve të fundit ishin tashmë të qarta, deri sa mbërriti konfirmimi pas takimit midis trajnerit dhe menaxherëve të klubit zikaltër. Pikërisht katër vjet pas ditës kur mbërritja e tij në Inter u bë zyrtare, Inzaghi i ka komunikuar klubit dëshirën e tij për t’i dhënë fund karrierës së tij te zikaltërit, përpara skadimit të kontratës së tij na maj të vitit 2026, dhe për të pranuar ofertën e Al Hilal prej 25 milionë në vit. Aventura arabe do të fillojë shumë shpejt: trajneri do të nisë një udhëtim për në Miami këtë fundjavë, dhe është në Florida ku klubi i tij i ri do të debutojë në Kupën e Botës për Klube kundër Real Madridit më 18 qershor. Vendimi i trajnerit u vendos nga zhgënjimi i fortë pas humbjes 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve, por edhe nga ndjenja e lodhjes për një cikël të gjatë dhe stresues, i cili përfundoi me një humbje të rëndë.
Tani Interi nis “gjuetinë” për pasardhësin e tij. “E falënderojmë Inzagin për pasionin me të cilin punoi dhe për sinqeritetin që kishte kundrejt skuadrës dhe klubit. Detyra jonë tani është që të sjellim tek Interi një trajner po kaq të përgatitur, ambicioz dhe parimor”, ishte mesazhi i presidentit Bebe Marota pas divorcit zyrtar. Po kush do të jetë trajneri i ri i Interit. Zgjedhja do të jetë shumë e shpejtë, edhe sepse më 11 qershor klubi zikaltërit do të niset drejt Los Anxhelos për Botërorin e Klubeve. Favoriti për stolin është Çesk Fabregas, i lidhur me kontratë me Komon. Në vendin e dytë është emri i De Zerbit, që nuk po kalon kohë të bukura te Marseja, por nuk është edhe fort i pëlqyer nga tuifozeria zikaltër. Arsyeja: është tifoz i thekur i Milanit….
Top Channel