
Pas sanksioneve ndërkombëtare që Londra vendosi ndaj njerëzve të afërt të Putinit në shkurt 2022, 2.5 miliardë stërlina të ardhura nga shitja e klubit londinez të Çelsit, ish-pronë e manjatit rus Roman Abramoviç janë ende të ngrira në bankat britanike.
Qeveria e Sir Keir Starmer ka kërcenuar ish-pronarin rus që këto fonde të kalojnë për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë.
Por, Abramoviç kërkon që kjo ndihmë humanitare të shkojë për të gjithë viktimat e luftës në Ukrainë, ose më saktë edhe për viktimat ruse. Në një deklaratë të përbashkët, Ministria e Financave dhe Ministri i Jashtëm britanik theksojnë se “ndërsa dera e negociatave mbetet ende e hapur, ne jemi më se të përgatitur për të ndjekur rrugën ligjore, nëse kërkohet një gjë e tille”.
Vonesa ne lirimin e fondeve lidhet me mosmarrëveshjet mes qeverisë britanike dhe avokatëve të manjatit rus, Abramoviç, i cili u pasurua nga gazi dhe nafta ruse. Atij iu dha një licencë e posaçme për ta shitur klubin e futbollit të Çelësit të Londrës, pas pushtimit rus të Ukrainës, me kushtin qe ai nuk do të përfitonte nga shitja e klubit.
Abramoviç pretendohet se ka lidhje shumë të ngushta me presidentin Putin, ç’ka ai e mohon. Çështja mbetet nëse të ardhurat do të përdoren tashmë vetëm për viktimat brenda në Ukrainë apo edhe ne Rusi, dhe padyshim sa prej kësaj shumë në Ukrainë dhe sa ne Rusi, nëse vendoset të përfitojnë viktimat në të dyja palët e konfliktit.
Top Channel