
Një entuziaste australiane e fitnesit arriti të kryente 7079 “pull-ups” në 24 orë.
Olivia Vinson, 34 vjeç tha për Guinness World Records se po kërkonte një sfidë ku burri dhe trajneri i saj i sugjeruan të provonte rekordin për më shumë tërheqje në 24 orë.
“Po kërkoja një sfidë më të madhe dhe burri dhe trajneri im në fakt më sugjeruan 24 orë tërheqje, me të cilat unë fillimisht, fjalë për fjalë, qesha sepse mendova se nuk kishte asnjë mënyrë”, kujton Vinson.
“Kam kërkuar se cili ishte rekordi aktual, i cili ishte 4,081, dhe përsëri mendova se nuk ka asnjë mënyrë.”
“Pas pak kohësh, bëra disa llogari dhe thashë se ndoshta mundem”, shtoi Vinson.
“Pas nëntëmbëdhjetë orësh, fillova të ndihesha shumë keq dhe mendoj se ishte thjesht nga lodhja e tepërt, dhe ishte diçka që duhej ta menaxhoja sa më mirë”, tha ajo.
Atletja rriti të përfundojë përpjekjen me 7,079 tërheqje, mesatarisht pesë tërheqje çdo minutë.
Top Channel