Zjarr i madh përfshin kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier, ndërhyrja me zjarrfikëse e pamundur për shkak të terrenit

02/06/2025 13:06

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier në vendin e quajtur ”Takodrom”.

Flakët që janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Dy mjete kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ullinj, por fatmirësisht banesat ndodhen larg.

Top Channel