Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb! Ka 10 të tilla në vendin tonë

02/06/2025 21:24

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai foli për ‘Thesarin’, një armë (pistoletë) që e përdorin eksponentët e krimit, pasi arrin të depërtojë jelekun antiplumb.

Në territorin tonë janë rreth 10 armë të tilla, ndërsa vlera e tyre shkon 5-10 mijë euro, zbuloi Prof. i Kriminalistikës.

Kemi një treg aktiv me Kosovën, por është bërë më atraktiv pasi kemi një fenomen. Po shiten armë nga 500 mijë euro. Ato e kanë tytën e bllokuar dhe bëjnë zhurmën e një pistoletë të zakonshme.

Një nga këto armët në formën e stilolapsit është qëlluar 15-vjeçari në Tiranë. Ai plagoset, e mohon fillimisht dhe më pas zbërthehet ngjarja. Me këto operacione policia tregon se është në krye të detyrës.

Na ka hyrë një armë e re nga Kosova që është më e frikshme se këto. Përdoret dhe mbahet shumë nga eksponentët të krimit, pasi depërton edhe në jelekët antiplumb. Shitet 5-10 mijë euro. Policia është në dijeni të kësaj armë por është e rrallë. Nuk janë të dokumentuar se ku janë këto armë, pasi janë shpërndarë 10 armë të tilla. Kemi kapur dhe një armë në Fier.”, u shpreh ai.

Ndërsa gazetarja e kronikës në Top Channel, Dorjana Bezat zbuloi se komunikimet janë bërë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Operacioni është zhvilluar në Tiranë. Komunikimi është bërë në rrjetet sociale. Këto armë zjarri nuk i kishte vetëm një person, si shembull një person blen 2 pistoleta, tjetri 3, tjetri gjashtë e kështu me radhë. Synimi i blerësve, 10- personave që janë ndaluar nuk ishte ti përdornin vetë por ti shisnin. Linja e trafikut të armëve të zjarrit është kthyer në problem. Ky nuk është  rasti i parë. Këto armë përveç se janë lehtësisht të përballueshme nga ana ekonomike, variojnë 500-1500 euro, por theksojmë se janë armë të reja”, shprehet ajo.

Top Channel