Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të vërtetën?

Psikologët dhe ekspertët e komunikimit jepin disa sinjale që mund të ndihmojnë për të zbuluar të pavërtetat. Ja tre hapa të thjeshtë për t’i dalluar gënjeshtarët.

1. Vëzhgoni gjuhën e trupit

Gjuha e trupit shpesh e tradhton një gënjeshtar. Nëse një person shmang kontaktin me sy, prek vazhdimisht fytyrën apo flokët, ose ndryshon qëndrim shpesh, ka gjasa që ndjen parehati, një shenjë klasike e gënjeshtrës. Gjithashtu, kur dikush është shumë i ngurtë ose i ftohtë në sjellje, mund të përpiqet të kontrollojë vetveten për të mos “zbuluar” diçka.

2. Kujdes me mënyrën si flasin

Gënjeshtarët zakonisht flasin më ngadalë ose më shpejt se zakonisht, përdorin fjalë të paqarta apo e shmangin përgjigjen direkte. Ata mund të përsërisin pyetjen tuaj për të fituar kohë ose të japin shumë detaje të panevojshme për të mbuluar të vërtetën. Nëse përgjigjet janë të mbushura me justifikime ose tingëllojnë të sforcuara, mos e neglizhoni.

3. Kërkoni për mospërputhje

Një nga mënyrat më efikase për të kapur një gënjeshtër është t’i vini re mospërputhjet, qoftë në histori, tone apo sjellje. Një gënjeshtar mund të harrojë çfarë ka thënë më herët ose të ndryshojë versionin e rrëfimit. Nëse diçka nuk “përputhet”, ia vlen të bëni pyetje shtesë. Sa më shumë të flasë, aq më i vështirë bëhet për të ruajtur gënjeshtrën./ TAR

Top Channel