
Është bërë i ditur zyrtarisht shkaku i vdekjes së stilistit të njohur të flokëve të Kylie Jenner, Jesus Guerrero, i cili ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare.
Sipas raportit nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore të Qarkut Los Angeles, Guerrero ndërroi jetë si pasojë e një pneumonie të rëndë, e shkaktuar nga një infeksion fungor, i cili zakonisht gjendet në mjedis, por që u bë fatal për shkak të sistemit të tij imunitar të dobët.
Autoritetet e kanë klasifikuar vdekjen si natyrale.
Lajmi tronditës për humbjen e tij u bë publik më 22 shkurt, përmes një postimi prekës nga motra e tij, Gris, në faqen e tij të GoFundMe, ku ajo shprehte dhimbjen e madhe që familja po përjetonte.
“Me zemër të rënduar, ju njoftojmë se Jesus Guerrero ka ndërruar jetë. Ai ishte bir, vëlla, dajë, artist, mik dhe shumë më tepër“, shkroi ajo.
Jesus Guerrero lindi dhe u rrit në Houston, Texas, nga prindër emigrantë dhe arriti të bëhej një nga stilistët më të kërkuar në industrinë e modës dhe showbiz-it, duke punuar për emra të njohur si Kylie Jenner, Khloé Kardashian dhe shumë të tjerë. Ai njihej për kreativitetin e tij dhe pasionin që sillte në çdo punë.
Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh si në botën e bukurisë ashtu edhe tek miqtë dhe familjarët që e donin.
Top Channel