Fenomeni i gjakmarrjes dhe ngujimit, Karamuço në “Top Story”: Ka dy rrugë, armatosje ose heqje armësh! Unë jam për…

02/06/2025 21:59

Në studion e “Top Story” u diskutua mbi fenomenin e gjakmarrjes dhe ngujimit.

Prof. i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, u shpreh se ka dy rrugë për peronat e përfshirë në gjakmarrje. E para është armatosja e peronave që janë në rrezik për jetën dhe e dyta është heqja e armëve përmes amnistisë.

Kemi pasur raste që ua kemi marrë armët dhe e kanë çfarë, nuk është politike kjo. O do i armatosim të gjithë o do i heqim armët të gjitha. Unë jam për liberalizim. Ta mbajë gjithë jetën armën. Me leje e mban, nëse je i kërcënuar e mban armën dhe jashtë banesës“, u shpreh ai.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Fatjon Softa bëri thirrje për forcimin e kontrolleve në pikat kufitare dhe amnisti për armët.

Gjakmarrja është tipike, sidomos zona e Lezhës. Është Lezha tipike që ekzekutimet për gjakmarrje janë bërë të tilla. Edhe jashtë i kanë gjetur. Edhe rasti i familjes Prendi, ekzekutimi është bërë në Athinë. Rasti i Belgjikës tregon se ishte vrasës profesionist. Rasti i Nikulajt, erdhën nga Anglia, investohet shumë për të eliminuar objektivat. A mund të ketë shteti një kuadër ligjor? Së pari të mbahen në mbikëqyrje policore së pari.

Çdo rast banal i një konflikti përfundon me armë. Nuk është e thënë vetëm zona e Lezhës.

Duhet të forcojmë pikat kufitare, dhe pasi rrisim kontrollin të bëjmë një amnisti për armët.”, u shpreh Softa.

Top Channel