
Nën magjinë e zambakëve të bardhë të cilët notojnë në ujërat e Liqenit të Dushkut, Bashkia e Gramshit ka çelur sezonin turistik 2025. Sipas statistikave më shumë se 120 mijë turistë e vizituan Gramshin në vitin 2024 ndërsa këtë vit bashkia pret një sezon edhe më të suksesshëm.
Natyra e mrekullueshme, ajri i pastër dhe gatimet tradicionale kanë tunduar vizitorët që të sfidojnë edhe rrugën e vështirë.
Liqenin e Dushkut në Gramsh ju duhet ta vizitoni patjetër në periudhën e majit kur çelin zambakët, ujëvara e Sotirës po ashtu ofron pamje magjike në muajt prill e maj. Liqenin e Zi me ujërat e akullt kurativ duhet ta vizitoni në Gusht dhe po ashtu në verë kanionet e Holtës.
Më pas 365 ditë të vitit Shpellën e Kabashit e malet e larta që ofrojnë pamje mahnitëse në çdo stinë.
Top Channel