
Robin Thicke dhe April Love Geary u martuan pas gjashtë vitesh fejesë.
Çifti mbajti dasmën e tyre të premten, më 30 maj, në resortin luksoz Cabo San Lucas në Meksikë, me bashkëshorten e këngëtarit që ndau pamje nga dita e veçantë në llogarinë e saj personale në Instagram.
Modelja zgjodhi një fustan nusërie të bardhë me dantella, ndërsa dhëndri mbante veshur një kostum të zi me një lule të bardhë në jakë.
Një nga të ftuarit postoi një video në rrjetet sociale, në të cilën Thicke shihet duke ecur nëpër korridor nën tingujt e këngës ikonike të Leonard Cohen “Hallelujah”.
Pak ditë para dasmës, këngëtari 48-vjeçar i propozoi përsëri partneres së tij 30-vjeçare gjatë udhëtimit të tyre në Kanë. ” Robin më surprizoi me një propozim të dytë për martesë dhe një unazë të re të bërë nga një nga shoqet e mia më të mira.” “Jam e emocionuar, e dua shumë”, shkroi April Love Geary në rrjetet sociale, ndërsa falënderoi miqtë e saj për organizimin e surprizës. Shih postimin e saj
Çifti është në një lidhje që nga viti 2014, menjëherë pas ndarjes së këngëtarit nga bashkëshortja e tij pas dhjetë vitesh, Paula Patton. Robin Thicke dhe modelja kanë tre fëmijë. Thicke ka edhe një djalë 14-vjeçar nga martesa e tij e mëparshme. Shfaqja e tyre e parë publike si çift ishte në vitin 2015 në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërsa në vitin 2016 ata bënë tatuazhe si simbol të angazhimit mes tyre. Fejesa e tyre u njoftua zyrtarisht në dhjetor 2018, kur April Love Geary — ndërsa ishte shtatzënë në atë kohë — postoi një foto të tyre pranë pemës së Krishtlindjeve, duke shkruar: ” Po, po, një mijë herë po”.
Në javët e fundit para dasmës, April Love Geary kishte ndarë foto nga provat e dasmës dhe nga përzgjedhja e fustaneve të shoqërueseve të nuses, duke falënderuar ekipin që u kujdes për detajet e dasmës së saj.
Top Channel