
Princi Harry kishte ndërmend të ndryshonte mbiemrin e tij, pasi sipas një raporti të DailyMail, ai ishte konsultuar me vëllain e Princeshës Diana për këtë çështje.
Duka i Sussex ka qenë duke eksploruar mënyra për të marrë mbiemrin e nënës së tij, Spencer – një veprim që do të thoshte se ai do të duhej të hiqte dorë nga Mountbatten-Windsor, të cilin e mbajnë fëmijët e tij, Princi Archie dhe Princesha Lilibet. Raportet thonë se ai e diskutoi çështjen me dajen e tij, Earl Spencer, gjatë një vizite të rrallë në Britani, por u informua se procesi është i ndërlikuar dhe pengesat ligjore janë të pakapërcyeshme.
“Ata patën një bisedë shumë miqësore dhe Spencer e këshilloi të mos ndërmerrte një hap të tillë”, tha një mik i Harry-t.
Megjithatë, fakti që ai u konsultua me kontin për këtë çështje – një sugjerim që do ta kishte zhgënjyer vëllanë dhe babanë e tij – është provë e qartë se përçarja me familjen e tij është e thellë.
Mountbatten-Windsor është mbiemri që mbajnë pasardhësit e Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth dhe Princit Philip. Ai kombinon emrin e familjes mbretërore Windsor dhe mbiemrin e adoptuar të Dukës së Edinburgut.
Në certifikatat e tyre të lindjes, fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex janë Archie Harrison Mountbatten-Windsor dhe Lilibet Diana Mountbatten-Windsor.
Autori mbretëror Tom Bower ka argumentuar se “Meghan vendosi që qëllimi i saj i vërtetë në jetë ishte të ishte Diana e ardhshme”. Nëse ndryshimi i emrit do të ishte bërë, vajza e Meghan, e cila thuhet se e ka takuar gjyshin e saj Charles vetëm një herë, do të quhej Lilibet Diana Spencer dhe do të ishte një homazh për nënën e ndjerë të Harry-t.
Ky veprim do të ishte veçanërisht i dëmshëm për Mbretin Charles, i cili e do emrin Mountbatten njësoj si babai i tij.
Një mentor i Princit Philip, Konti i Parë Mountbatten i Burmës ushtroi gjithashtu një ndikim të fortë te stërnipi i tij, Mbreti i ardhshëm Charles.
Filipi e mori emrin Mountbatten kur u bë shtetas britanik i natyralizuar dhe hoqi dorë nga titujt e tij mbretërorë grekë dhe danezë në vitin 1947. Mbretëresha dhe Filipi vendosën në vitin 1960 se do të donin që pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë të njiheshin si Mountbatten-Windsor.
Emrat dhe titujt janë një temë jashtëzakonisht e ndjeshme për Dukën dhe Dukeshën e Sussex . Atyre iu dhanë titujt Sussex nga Mbretëresha Elizabeth në ditën e dasmës së tyre në vitin 2018.
Meghan këmbënguli së fundmi se mbiemri i saj është Sussex, duke korrigjuar një të ftuar në emisionin e gatimit dhe stilit të jetesës në Netflix.
Top Channel