
Festimet në Paris për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve patën një fund tragjik, pasi dy të rinj humbën jetën, dhjetëra të terë u plagosën, dyqanet u plaçkitën, makinat u dogjën dhe qindra njerëz u arrestuan në përleshjet me policinë.
Djali 17-vjeçar u godit me thikë në gjoks gjatë festimeve të shtunën në mbrëmje (31 maj), në lagjen Dax të Land.
I mituri, i cili ndodhej në një zonë tifozësh për të festuar suksesin e madh të ekipit të tij, u godit me thikë në gjoks dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Sipas një burimi policor, i riu ndërroi jetë nga plagët e marra, megjithëse rrethanat e sakta të sulmit të përgjakshëm nuk dihen ende.
Ndërkohë një 23-vjeçare që po udhëtonte me skuter, është përplasur për vdekje nga një makinë, në semafor.
Policia njoftoi se gjatë festimeve ndodhën incidente të shumta, teksa 294 persona u arrestuan.
Videot janë të tmerrshme dhe tregojnë se si festimet në Francë për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve u kthyen në tragjedi dhe kaos.
Top Channel