
Paris Saint-Germain është kampion i Evropës për herë të parë në histori! Klubi francez realizoi një finale të jashtëzakonshme në Allianz Arena, duke shkatërruar Interin me rezultatin e thellë 5-0 në një mbrëmje që do të hyjë në historinë e klubit dhe të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Luis Enrique-s dominoi ndeshjen nga fillimi në fund, me yje si Doué, Dembele, Hakimi, dhe në fund Mayulu, që e përmbyllën spektaklin.
Kronologjia e golave:
⚽ 12′ – Achraf Hakimi shënon pas një aksioni të bukur nga Doué (1-0).
⚽ 20′ – Doué dyfishon pas asistit të Dembele (2-0).
⚽ 63′ – Doué shënon dopietën personale, me asist nga Vitinha (3-0).
⚽ 73′ – Khvicha Kvaratskhelia realizon të katërtin, sërish me asist nga Dembele (4-0).
⚽ 87′ – Mayulu përmbyll spektaklin me golin e pestë, duke vulosur një fitore historike (5-0).
PSG shkruan historinë
Kjo ishte finalja e parë e fituar ndonjëherë nga PSG në Champions League, duke kurorëzuar dekada investimesh dhe ambicieve të mëdha me trofeun më të lakmuar në futbollin evropian.
Ndërsa PSG feston, Inter largohet me kokën ulur pas një performance të dobët dhe humbjeje të thellë që do të mbetet gjatë në kujtesë.
Top Channel