Ish-banorja e BBV, Egli Tako, ka zbuluar më tepër detaje nga kënga e saj më e re, “Jetë”.

Ajo tregoi në “Goza & Gra” se përpara se të futej brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka pasur disa projekte muzikore gati.

Sa i përket dedikimit, ajo nuk dha një emër konkret, se kujt i referohen vargjet në këngë.

Pikë së pari, sa i përket kinematografikë jam e hapur për të qenë pjesë e një produksioni kinematografik. Kënga nuk qëlloi rastësi, unë kam kryer një shkollë arti, kam pasur pesë materiale muzikore të bëra gati më parë.

Përkundrazi… madje nëse kam lobuar për një profesion të caktuar ka qenë muzika. Që unë e kam thënë që nuk jetoj dot pa muzikë.

Nuk do ta atashoja konkretisht me diçka, as nuk do të thoja që është një lloj dedikimi ose jo, arti është shumë subjektiv. Dua që gjithsecili të gjejë vetën tek kjo këngë. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim”, u shpreh Egli.

Top Channel