
Një shfaqje në një katedrale në Gjermani, ku u shfaqën pula të gjalla të mbështjella me pelena, ka shkaktuar një stuhi reagimesh. Kisha dhe autoritetet bashkiake u detyruan të kërkonin falje.
Shfaqja “Westphalia Side Story” ishte pjesë e një festimi më 15 maj për të shënuar 1250 vjetorin e themelimit të Westphalia-s në Gjermani. Autoritetet dhe kisha thanë se performanca “lëndoi ndjenjat fetare”, sipas raportit të AP, i cili tha se në event morën pjesë Presidenti i vendit Frank-Walter Steinmeier dhe kryepeshkopi lokal.
Videoja tregon një grua dhe dy burra gjysmë të zhveshur duke kënduar “Fleisch ist Fleisch” (Mishi është Mish) – një parodi e këngës pop “Jeta është Jetë” nga grupi Opus i vitit 1984 – ndërsa mbajnë drapëra dhe kërcejnë me pula të ngordhura në një skenë përpara altarit të Katedrales së Paderbornit.
Half-naked dancers perform with chickens in diapers in Paderborn Cathedral ✝️
🟥 At the opening of Westphalia's 275th anniversary, half-naked dancers performed in Paderborn Cathedral with gutted chickens in diapers, while the song “Meat is Meat” played in the background.
⛪️… pic.twitter.com/TYAZNutjqS
— Martin Sellner (@Martin_Sellner) May 29, 2025
“Nuk ishte aspak qëllimi ynë të ishim një parodi,” i tha AP-së në një email Rolf Baumgart, bashkëthemelues i grupit të artit Bodytalk. “Vestfalia është një rajon rural me një histori të trazuar dhe hulumtimi ynë u përqendrua në këtë,” tha ai.
Performanca nxiti gjithashtu një fushatë online që deri të premten pasdite kishte mbledhur mbi 22,000 nënshkrime, duke i kërkuar Kryepeshkopit të Paderbornit, Udo Bentz, të kërkonte falje personalisht. Nënshkruesit gjithashtu bëjnë thirrje që tempulli të rikushtrohet, pasi besojnë se ai u “përdhos nga kjo shfaqje”.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të katedrales më shumë se një javë pas shfaqjes, Shoqata Rajonale Westphalia-Lippe dhe udhëheqja e kishës thanë se përmbajtja e shfaqjes nuk ishte e njohur për organizatorët ose vendin pritës.
Top Channel