
Koncerti i Shakirës në Boston, i planifikuar për të enjten, më 29 maj, u anulua papritur, me njoftimin që erdhi nga organizatorët e Fenway Concerts nëpërmjet rrjeteve sociale.
Sipas postimit, anulimi i atribuohet “rrethanave të paparashikuara”, pa u dhënë sqarime të mëtejshme rreth arsyeve që çuan yllin ndërkombëtar të mos performonte në skenë.
Përveç paraqitjes së këngëtares, as koncerti i Jason Aldean dhe Brooks & Dunn, i cili ishte planifikuar për sot, të premten, më 30 maj, nuk do të zhvillohet. Lajmi, i njoftuar përmes llogarive të “Fenway Concerts”, shkaktoi një mori reagimesh dhe pyetjesh në lidhje me arsyet që çuan në këtë zhvillim. Shakira, në një story në Instagram të mërkurën, më 28 maj, ndau me fansat e saj lajmin se kishte mbërritur tashmë në qytet. “Përshëndetje, Boston!” Çfarë mirëseardhjeje e ëmbël!” shkroi ajo, edhe pse nuk mundi t’i takonte në skenë.
“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, shfaqjet e Shakira-s dhe Jason Aldean dhe Brooks & Dunn, të planifikuara fillimisht për 29 dhe 30 maj, përkatësisht, në Fenway Park, janë anuluar.” Rimbursimet do të jenë të disponueshme në pikën e blerjes. “Kërkojmë ndjesë për shqetësimin “, thuhet në deklaratë.
Top Channel