
Renée Zellweger dhe Ant Anstead, një nga çiftet më të komentuar të viteve të fundit në Hollywood, duket se po kalojnë një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tyre.
Pas katër vitesh së bashku, dyshimet për ndarje janë shtuar, ndërsa burime për “Daily Mail” raportojnë se shkaku kryesor janë problemet financiare të prezantuesit britanik.
Anstead është përfshirë në një betejë të gjatë ligjore me ish-bashkëshorten Christina Haack për kujdestarinë e djalit të tyre, Hudson, si dhe po përballet me sfida financiare për shkak të falimentimit të kompanisë së tij dhe disa padive të tjera. Këto zhvillime thuhet se kanë krijuar tension mes tij dhe Zellweger.
Ndërkohë që aktorja ndodhet në Nju Jork për xhirimet e një seriali, Anstead është parë duke qëndruar në shtëpinë e një gruaje të pasur në Kaliforni, gjë që ka ngritur dyshime për një ndarje të mundshme.
Megjithatë, përfaqësuesi i tij ka sqaruar se marrëdhënia me mikeshën është tërësisht platonike dhe se çifti nuk është ndarë.
Zellweger thuhet se e ka mbështetur Anstead gjatë gjithë kësaj periudhe, por nuk është e gatshme të jetojnë bashkë për momentin, ndërsa ai kërkon një vendbanim të ri.
Çifti nuk është parë së bashku që prej marsit, duke shtuar dyshimet mbi të ardhmen e lidhjes së tyre.
Renée dhe Ant u njohën në vitin 2021 gjatë xhirimeve të emisionit “Celebrity IOU Joyride” dhe nisën një lidhje që tërhoqi shumë vëmendje.
Pavarësisht thashethemeve për një fejesë të mundshme, ata kanë zgjedhur të ruajnë privatësinë dhe të shmangin deklaratat publike për marrëdhënien./REL
Top Channel